Ditën e nesërme përfaqësuesja e Kosovës do të startojë eleminatoret e saj të kampionatit europian, teksa do të presë në shtëpi skuadrën e Bullgarisë. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Prishtinës, ku për arsye gjeografike priten të jenë edhe shumë tifozë miq.
Pikërisht për këtë çështje Federata e Bullgare e Futbollit ka dhe një njoftim për tifozët që do të udhëtojnë në Kosovë për të ndjekur nga afër këtë përballje. Sipas këtij institucioni, njoftohen sportëdashësit e saj që do të jenë në Prishtinë duke i këshilluar që të mos dalin natën vonë jashtë qendrës së kryeqytetit të Kosovës.
Federata Bullgare thekson faktin se ky njoftim bëhet për çështje sigurie të shtetasve bullgar, pasi sipas tyre mund të hasin në hapësira të minuara që mund të kenë mbetur nga lufta. Një njoftim ky disi i pakuptimtë pasi kanë kaluar plot 20 vite nga kjo gjë dhe tashmë kjo Federatë duhet të sigurohet vetem tek futbolli dhe në çështjet e sjelljes të tifozave të saj, pasi këta të fundit shquhen për huliganizëm.
“Ne këshillojmë që natën vonë të mos dilni jashtë qendrës së qytetit për arsyje sigurie. Gjithashtu shmangni udhëtimet larg qygetit për shkak të pranisë së mundshme të minave të mbetura nga lufta”, shkruhej në njoftimin e Federatës Bullgare të Futbollit./Shqiperia.ch/