Eduardo Reja mund të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Për herë të parë e ka pranuar këtë gjë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë për “Top Channel”, Duka është shprehur se trajneri i njohur italian që ka një përvojë të madhe, është një kandidat i mundshëm.
Ndërkohë kur flitet për eksperiencën e shkuar me Panuçin, vendoset theksi te shpërndarja e përgjegjësisë. Pra, jo vetëm trajneri është fajtori kryesor për dështimet dhe rezultatet negative, por edhe lojtarët që gjenden në fushën e lojës.
“Nuk është faji vetëm i Panuçit, këta ia shpjegova edhe lojtarëve. Nuk do të nxitohemi për trajnerin e ri. Edhe Eduardo Reja mbetet një alternativë”, ka thënë Armand Duka. /Shqiperia.ch/