You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Kapiteni Hysaj flet për portierin: Kush gabon, paguan! Strakosha duhet ta kuptoj

E fundit/ Kapiteni Hysaj flet për portierin: Kush gabon, paguan! Strakosha duhet ta kuptoj

Kuqezinjtë do të ndeshen ndaj turqëve, në takimin e nesërm të vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Së bashku me Panuçin, në konferencën e sotme ishte i pranishëm edhe kapiteni i Kombëtares, Hysaj.

Në mungesë të Mavrajt të skualifikuar, do të jetë shkodrani që do të udhëheq kuqezinjtë. Mbrojtësi i Napolit vendosi theksin në faktin se lojtarët e Shqipërisë përballen thuajse gjithmonë në kampionatet e tyre, me lojtarë të nivelit të Turqisë.

“I kemi takuar futbollistët e Turqisë dhe në çdo ndeshje thuajse jemi përballur me lojtarë të tillë në kampionatet tona. Mendoj se jemi gati për t’u përballur me ta. Grupi që kemi edhe tani është fantastik, pasi njihemi me njëri-tjetrin. Kemi punuar mirë dhe në gabimet tona. Me punën që jemi duke bërë do e arrijmë këtë pikë.

Jam shumë i lumtur që luaj në shtëpinë time, në Shkodër, si kapiten. Për Strakoshën i kam thënë që të jetë i qetë dhe të kuptoj gabimin që ka bërë. Gjithëkush që gabon, duhet ta paguajë atë. Tani duhet të kthehet më i fortë në të ardhmen”, ka thënë Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top