You are here
Home > Kombëtarja > Mos e trajtoni si “gomë rezervë”/ Berisha ishte i vetmi që ulërinte kur humbiste Shqipëria

Mos e trajtoni si “gomë rezervë”/ Berisha ishte i vetmi që ulërinte kur humbiste Shqipëria

Përjashtimi i Strakoshës nga Shqipëria për shkak të vonesës dhe mos arritjes në kohë, ka bërë që vendi i titullarit te Kombëtarja t’i hapet Berishës në portë. Tashmë do të jetë ky i fundit nga minuta e parë, për të luajtur ndaj Turqisë.

Por për tifozët gardiani i Atalantës nuk shihet më si një garanci, duke marrë parasysh formën që po kalonte Strakosha. Gjithsesi, në këto momente vendimtare të Kombëtares, shërben shumë edhe eksperienca e madhe e Etrit Berishës.

Duke parë gjithë kontributin e dhënë për Shqipërinë dhe nivelin e treguar së fundmi, më e pakta që Berisha meriton në këto momente, është besimi. Madje ky do të ishte një nga të paktët lojtarë që ulërine dhe derdhte lot në fushën e blertë, kur Shqipëria shpërfytyrohej në miqësore, në takime si ai ndaj Ukrainës ku humbëm me rezultatin 1-4. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top