Përjashtimi i Strakoshës nga Shqipëria është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat italiane. Flitet për një lojtar të Lacios atje ku vëmendja është e madhe, e njëkohësisht hapësira për futbollistin shqiptar do të ishte e lartë.
Krahasimin më të veçantë e ka bërë “Tuttomercatoweb”, e cila shkruan se rasti i Strakoshës te Shqipëria, ngjason shumë me filmin e njohur “The flight before Christmas”. Megjithatë këtë herë nuk është vetëm pjesë skenike e bukur për t’u parë, por një realitet.
Gardiani lacial nuk arriti të mbërrinte në kohë për të kapur linjën e avionit, për shkak të trafikut që gjendej në Romë. Strakosha e telefonoi Panuçin për ta njoftuar rreth këtij ndryshimi plani, por italiani nuk e pranoi ndjesën e shqiptarit, duke e kthyer në shtëpi. /Shqiperia.ch/