Tashmë mund të themi me gjithë kuptimin e fjalës, se ka ardhur momenti i Kombëtares. Futbollistët shqiptarë i kanë lënë ekipet e tyre në Europë, për t’iu bashkuar kuqezinjve.
Nga dita e nesërme do të nis edhe grumbullimi i Shqipërisë në Tropikal, për t’u përgatitur në takimin e parë ndaj Turqisë. “Shqiperia.ch” ka ndërtuar formacionin më të mundshëm të Kombëtares, që mund të nis nga fillimi në ndeshjen e parë, duke parë edhe formën që kanë treguar futbollistët tanë në kampionatet respektive.
Sigurisht, edhe duke marrë parasysh listën e plotë të publikuar nga trajneri Panuçi, që ka pasur edhe disa surpriza. Kështu lënia jashtë e Lenjanit dhe Bares, e ndryshon disi formacionin e publikuar më parë nga ana e medias sportive, “Shqiperia.ch”.