Muriqi vazhdon të marrë vlerësime për nivelin që po tregon në Turqi, teksa është kthyer vendimtar edhe në javën që lamë pas në kampionatin turk. Gol dhe asist, praktikisht ky lojtar bën gjithçka me Rizesporin.
Në formacionin më të mirë të Turqisë, është shpallur edhe Muriqi. Nga njëri krahë shqiptari e në tjetrin legjenda e Brazilit, Robinho. Në nivele të larta vazhdon lojtari i Kosovës, ndërsa afrohen dy takimet e Ligës së Kombeve. /Shqiperia.ch/