Benjamin Kololli sapo ka arritur të shënojë në Zvicër, atje ku Zurich është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Xamax. Futbollisti shqiptar ka rikthyer baraspeshën e rezultatit, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh.
Futbollisti i Kosovës e ka dërguar topin në rrjetë, pavarësisht reagimit të mirë të portierit, që e ndali në tentativën e parë topin që po shkonte drejt rrjetës. Gjithashtu edhe në golin e dytë, do të ishte pasimi vendimtar i Kolollit, nga do të vinte edhe realizimi i dytë për vendasit.
Në një formë fantastike duken futbollistët e Kosovës në prag të ndeshjeve të marsit, që po arrijnë të shënojnë gjithmonë në kampionatet respektive. Ndërkohë edhe Milot Rashica ka arritur të shënojë ndaj Leverkusenit në kampionatin gjerman. /Shqiperia.ch/