Milot Rashica nuk ka të ndalur së shënuari në Bundesligë. Futbollisti shqiptar ka gjetur rrjetën në takimin që po zhvillohet ndaj Leverkusenit, që ndodhet në rezultatin 0-2.
Pas një kundërsulmi fantastik të ekipin të Werderit, futbollisti i Kosovës nuk ka gabuar i vetëm përballë portierit. Një moment krenarie për gjithë tifozët shqiptarë, teksa kanë një lojtar si Rashica, që ka marrë gjithë vëmendjen në Bundesligë. Ky i fundit po mban një ritëm të lartë në kohët e fundit, pasi i ka shënuar thuajse të gjitha ekipeve të mëdha, duke futur këtu edhe golin e gjetur ndaj Dortmundit. /Shqiperia.ch/