
Tashmë në Maqedoni do të evitohen problemet politike ndaj shqiptarëve, sa i përket pjesës sportive. Kjo pasi për herë të parë është zgjedhur në krye të FFM-së një shqiptar, Muhamed Sejdini, ndërsa flitet njëkohësisht edhe për organizatën më të rëndësishme të futbollit.
Më parë Sejdini ka qënë edhe zëvendës president, por tashmë ka një rol kryesor në vendimarrjen e futbollit në Maqedoni. Padyshim që kjo mbetet një ndjenjë krenarie, teksa në të gjitha trevat tona ku flitet shqip, rolet kryesore dhe ato vendimarrëse, po i marrin gjithmonë e më shumë shqiptarët. /Shqiperia.ch/