Pas rastit të Durmishajt dhe Vrushajt, është një tjetër futbollist që ka braktisur kuqezinjtë për t’iu bashkuar Greqisë. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Saranda, Leonidas Rosi, që ishte i gjendur në listën e Shpresave të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, lojtari i Apollon Smirnis ishte pjesë edhe e U-21 të helenëve. Në kushte të tilla, Leonidas vendosi t’i bashkohej Greqisë, duke u larguar përfundimisht nga Shqipëria. Vendimin do e bënte publik FSHF, duke njoftuar faktin se trajneri Bushi ka marrë kontakt nga babai i lojtarit në fjalë, që i ka shprehur ndryshimin e vendimit mbi lojtarin.
“Mbrojtësit Leonidas Rossi i është dërguar ftesë zyrtare nga trajneri Alban Bushi për grumbullimin duke e pranuar këtë ftesë. Ditën e djeshme lojtari është njohur me listën e shpallur nga U-21 e Greqisë dhe ka refuzuar grumbullimin me Shqipërinë. Trajneri Bushi ka marrë kontakt me babanë e lojtarit i cili është shprehur se qëndrimi tyre ka ndryshuar dhe lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë”. /Shqiperia.ch/