Një derbi shqiptarësh ishte në ditën e sotme në Zvicër, atje ku Sioni fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Grashopërs.
Më saktësisht bëhej fjalë për ndeshjen e Emir Lenjanit ndaj Arlind Ajetit. Situata doli nga kontrolli në minutē e 58 të takimit. Tifozët e Grashopërsit hodhën flakadan në fushë, duke i vënë flakën stadiumit.
Gjyqtari e ndërpreu takimin, pasi nuk garantohej siguria e lojtarëve. Futbollistët miq shkuan të qetësonin tifozët e tyre, por misioni i tyre ishte e vështirë. /Shqiperia.ch/