Që në momentin kur Guardiola erdhi te Mançester Siti, një prej vendimeve të tij ishte largimi i Bersant Celinës. Megjithëse ky trajner shquhet për një mbështetje të madhe ndaj të rinjëve, për talentin shqiptar u përdor një tjetër standart.
Gjithsesi, me ekipin e Swansea ky lojtar po tregonte gjithë kualitetet e tij, duke shënuar në të gjitha mënyrat e nga të gjitha pozicionet e mundshme. Për të mbërritur në përballjen e sotme në Kupë, ndaj Mançester Sitit.
E kishte premtuar një “hakmarrje” ndaj Guardiolës dhe ashtu ndodhi. Celina ka arritur t’i shënoj golin e dytë ekipit të njohur anglez, ndërsa rezultati është në shifrat 2-0 dhe luhet ende pjesa e parë. /Shqiperia.ch/
Swansealona! #SWAMCI #swansvcity #Swansea #celina #bersantcelina #FACup pic.twitter.com/RfBg6MfzRF
— Saakhi Navas (@saakhinavas) March 16, 2019