I pavendosuri më i madh shqiptar, Loret Sadiku, e ka mbyllur historinë e zgjedhjes së përfaqësueses. Sipas asaj që publikon gazetari dhe njëkohësisht familjari i tij, Arlind Sadiku, mbrojtësi ka zgjedhur të luajë me Kosovën.
Fillimisht dëshira e këtij lojtari ishte që të bashkohej me Suedinë, pasi ka dalë prej andej. Por kur kjo ishte e pamundur, nisi të mendohej edhe kalimi te Shqipëria. Panuçi i dërgoi ftesë Sadikut për të marrë në Kombëtare, por futbollisti do të justifikohej me një dëmtim të supozuar. Tashmë është konfirmuar afrimi i tij me Kosovën, sa i përket dy takimeve për qershorin.
Problemet që ishin prezente me dokumentacionet janë rregulluar, ndërsa edhe Florent Hadërgjonaj do i bashkohet dardanëve gjatë kësaj periudhe. /Shqiperia.ch/