You are here
Home > Kombëtarja > Kishte ngelur në mes të katër rrugëve, Gavazaj gjen ekipin e ri

Kishte ngelur në mes të katër rrugëve, Gavazaj gjen ekipin e ri

Enis Gavazaj ishte një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit shqiptar, pasi ai qe pjesë e Skënderbeut të Korçës. Me këtë ekip mundi të shkëlqente pasi arriti të prodhonte një lojë tepër të mirë, ku mori edhe shumë vlerësime nga opinioni vendas.

Pas një aventure zhgënjyese në Rusi, ky lojtar u gjend në mes të katër rrugëve. Gavazaj është transferuar në kampionatin bjellorus, aty ku i është bashkuar skuadrës së Dinamos së Miskut. E vështirë dukej situata e këtij futbollisti, që iu komunikua vendimi për largimin e tij në momentin kur ishte mbyllur edhe merkato. Gjithsesi, tashmë ka vend për çlirim për Gavazajn, që ka firmosur në ekipin e ri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top