You are here
Home > Futboll Bota > Futbollistët e Turqisë nuk të trembin, plasin diskutimet për zgjedhjet e padrejta të Gunesh

Futbollistët e Turqisë nuk të trembin, plasin diskutimet për zgjedhjet e padrejta të Gunesh

Turiqa ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë gati kundër Shqipërisë, për takimin që do të zhvillohet në datën 22 mars. Por kjo listë ka marrë shumë diskutime, pasi për specialistët e futbollit në Turqi nuk ishte më e mira e mundshme.

Kështu, në të gjendet edhe emri i Oguzhan Ozyakup, futbollisti i Beshiktashit që nuk ka marrë më shumë se 20 minuta te ekipi i Beshiktashit që nga nëntori i 2018. Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e trajnerit Gunesh, që tashmë do të jenë në krye të Kombëtares dhe ka grumbulluar plot 5 lojtarë prej andej.

Gjithashtu një tjetër rikthim i këtij tekniku, është ai i Emre Belozoglu. Mesfushori 38-vjeçar i Bashakshehirit kishte 2 vite që nuk luante me Kombëtaren. Pjesa tjetër e emrave nuk “trembin” shumë, përveç dy elementeve që mund të veçohen si Tosun dhe Çalhangolu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top