Dinamo e Zagrebit është eliminuar nga “Europa League” pas 120 minutave ndaj Benfikës. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-0, ndërsa i njëjti rezultat erdhi edhe në ditën e sotme, por këtë herë në favor të portugezëve.
Një ndeshje fantastike ishte ajo e interpretuar nga ana e futbollistëve të Zagrebit, që nuk la asnjë hapësirë të vetme për Benfikën. Këta të fundit njihen për një sulm të frikshëm, duke e pasur shumë të lehtë gjetjen e rrjetës në portat kundërshtare.
Por me mënyrën sesi Dinamo e Zagrebit po mbrohej, u mendua edhe eliminimi i portugezëve. Trajneri i kroatëve e kishte lënë Rrahmanin si mbrojtës të krahu të majtë, ndërsa instikti i mbrojtësit shqiptar bëri që disa herë të kalonte edhe në qendër, duke marrë rolin e shpëtimtarit.
Thuajse takim fantastik për Rrahmanin, që nuk ka lënë asnjë centimetër fushë për kundërshtarin. Por përballë kësaj Benfike të sotme, ishte e kotë të luhej dhe diskutohej për vendosjen në fushë. Të tre golat ishin e njëjta histori, me gjuajtjet nga distanca e largët që përfundojnë në rrjetë dhe i surprizojnë të gjithë. /Shqiperia.ch/
FERRO WHAT A GOAL! Benfica completes the comeback against Dinamo Zagreb! #SLBDZG #UEL pic.twitter.com/NxCmoFB8wK
— Benfica Youth (@BenficaYouth) March 14, 2019