WBA ka fituar me rezultatin 3-0 në takimin e sotëm ndaj Swanseas, në një takim ku miqtë dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes. Gjithsesi, në Angli është shpërndarë gjerësisht një moment aspak i këndshëm i Bersant Celinës.
Ky i fundit jo vetëm që ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, por e ka bërë këtë gjë në mënyrën më të keqe të mundshme. Futbollisti shqiptar ka tentuar një panenka, e cila nuk ka shkuar dot as në portë, pasi topi është ngatërruar mes këmbëve të këtij lojtari.
Gjithsesi flasim për një lojtar si Celina, që ka aftësi të jashtëzakonshme dhe këtë e ka dëshmuar thuajse në çdo javë. Por në Angli nuk mund ta anashkalonin këtë moment, që po bën xhiron e rrjeteve sociale. /Shqiperia.ch/
O damo. Celina ‘di cael mêr yn erbyn West Brom heno 🙈 #WBASWA pic.twitter.com/OWVC3yxrpQ
— Tocyn Tymor (@TocynTymor) March 13, 2019