You are here
Home > Kombëtarja > Guidara te Shqipëria? E pengon edhe një tjetër çështje, argjentinasit: Pasaporta shqiptare vlen pak!

Guidara te Shqipëria? E pengon edhe një tjetër çështje, argjentinasit: Pasaporta shqiptare vlen pak!

Tomas Guidara është përfolur si një tjetër emër për t’u afruar te Shqipëria, sa i përket takimeve të marsit. Vetë futbollisti i Belgranos ka folur së fundmi për mediat argjentinase, duke e lënë të hapur këtë mundësi, por pa konfirmuar zyrtarisht afrimin e tij. “Argjentina e vështirë të arrihet, por jo e pamundur”, këto fjalë të fundit shtonin edhe më tepër dyshimin, sa i përket zgjedhjes së mbrojtësit të djathtë.

Tashmë po të njëjtat media, nxjerrin edhe një problem tjetër që mund t’i hapet Guidarës nëse ftohet te Shqipëria. E ardhmja e këtij futbollisti mbetet padyshim transferimi në elitën e futbollit europian, atje ku edhe e ka vendin e tij.

Paraqitjet fantastike me skuadrëën e Belgranos, kanë bërë që të nisin interesime edhe nga klube si Valencia. Por problemi që shtrohet dhe një pengesë tjetër, është vlera e pasaportës shqiptare. Sipas mediave argjentinase, duke marrë parasysh faktin që pasaporta jonë vlen pak në Europë, kjo do t’i hapte telashe ëndrrës së Guidarës, që t’i bashkohej futbollit europian dhe të linte Belgranon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top