Mediat sportive duhet të jenë jo vetëm si një pasqyrë e asaj që ndodhë në fushën e lojës, por edhe një mbështetëse e fuqishme e futbollistëve më të mirë. Atëherë kur ka vend për kritika, sigurisht që duhet të bëhen, por në mënyrë të llogjikshme. Po kur asgjë nga këto nuk ndodhë në mënyrën e duhur dhe gjithçka transformohet sipas dëshirës? Asgjë, thjeshtë iu urojmë një mirëseardhje në Shqipëri!
Disa kritika krejtësisht të pallogjikshme në emisionin “Zona Gol”, nga prezantuesi dhe gazetari sportiv Alban Xhihani, shkuan në drejtim të Panuçit. Gjatë bashkëbisedimit me të ftuarit në studio, gjithë llogjika e fjalëve të prezantuesit të emisionit në fjalë ishte e qartë: “Panuçi e kishte gjithë mundësinë te “Liga e Kombeve” të provonte lojtarët e rinjë. Sa luante me Uzunin që ishte i ri, e kishte mundësinë të digjte Durmishajn”.
Në parim, këto janë dy gabime madhore. Pikësëpari llogjika e të djegurit të lojtarit, nuk duhej të ekzistojë te Shqipëria. Fanellën kuqezi duhet ta veshë vetëm ai që e meriton dhe dëshiron të derdh djersën për të, e jo futbollistë që thjeshtë të shëtisin për disa minuta në fushë me të.
Por edhe nëse e pranojmë të bëhemi paksa “të këqinjë” në këtë drejtim, ajo që kurrsesi nuk mund të pranohet, është pjesa e të hedhurit poshtë, gjithë mundin e një lojtari që po ngrihet mes sakrificash dhe pas asnjë mbështetje të vetme. Krahasimi ishte padyshim i pavend, pasi Myrto Uzuni rezultoi si gjetja më e madhe e Panuçit në “Ligën e Kombeve”, së bashku me Ismajlin.
Fjalë të tilla godasin rëndë vetë futbollistin apo edhe familjarët e tij, që nuk marrin mirënjohjen më të vogël, për kontributin që po i japin Kombëtares. Pasi nëse futemi te llogjika e të përdorurit si “gomë rezervë” futbollistin më të mirë që ka Shqipëria, Myrto Uzunin, atëherë është e kotë që të flitet më shumë. Gjithsesi, jemi në Shqipëri, brockullat janë në modë… /Shqiperia.ch/