Shumë herë e dërguan mediat italiane dhe ato shqiptare trajnerin e Kombëtares, Panuçi, te skuadra e Romës. Megjithatë asgjë konkrete nuk kishte nga klubi i Romës me teknikun e Shqipërisë, që zyrtarizoi edhe marrjen e Ranierit.
Nga ana tjetër, tekniku italian vazhdon normalisht punën te kuqezinjtë në prag të nisjes së kualifikueseve të Europianit. Në një intervistë për mediat italiane, Panuçi ka folur edhe në lidhje me punën te Kombëtarja, apo edhe kontaktin e supozuar nga Seria A.
“Unë jam shumë i lumtur, deri në nëntor kam një kontratë me një Federatë shumë serioze dhe nuk jam kontaktuar nga Roma. Asnjëherë nuk bëj llogaritje, kjo është një punë që më pëlqen shumë. Tani jam i fokusuar vetëm në aventurën e kualifikueseve të Europianit. Pjesa tjetër vlen shumë pak”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/