Ditën e sotme në kampionatin kroat ka patur edhe një derbi shqiptarësh. Ishte pikërisht përballja mes Osijekut kundër Lokomotivës së Zagrebit e ndarë në paqe, respektivisht ekipi i Kristal Abazajt përballë skuadrës së Myrto Uzunit.Të dy legjonarët e Kombëtares tonë e startuan këtë përballje nga minuta e parë, ndërsa Abazaj u zëvendësua në minutën e 74.
Takimi u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa ashtu si gjithmonë, në golin e vetëm të Lokomotiës së Zagrebit do të ishte vendimtar sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni. Ky i fundit arriti të fitonte një penallti, që do të kthehej në gol nga ana e skuadrës kroate. Padyshim që flitet për lojtarin më në formë të Kombëtares, që nuk ka njohur luhatje të nivelit gjatë gjithë kësaj kohe.
Ajo çka u vu re në këtë përballje ishte dhe numri i lartë i kartonave të verdhë që janë marrë, plot 9 të tillë. Ndër to, edhe Abazaj ishte një nga të ndëshkuarit e ndeshjes, madje ishte vetë mesfushori kuqezi, i cili ngriti siparin e kartonave të kësaj ndeshje, duke u ndëshkuar që në minutën e 31 të pjesës së parë./Shqiperia.ch/