Benjamin Kololli ka arritur të gjejë sërish rrjetën, në takimin që Zurich po zhvillon ndaj Thunit në trasnfertë. Aktualisht është mbyllur pjesa e parë në favor të vendasve në rezultatin 2-1, ndërsa goli i baraspeshës së përkohshme erdhi nga Kololli.
Padyshim që ky është një nga futbollistët më në formë të Kosovës, pasi me skuadrën zvicerane ka qënë gjithmonë vendimtar. Ashtu si edhe me dardanët, teksa në takimet e fundit ka arritur jo vetëm që të ndihmojë skuadrës në daljet përpara, por edhe të shënojë. /Shqiperia.ch/