Kampionati kroat njihet si një dashamirës i veçantë për lojtarët shqiptarë, pasi janë të shumtë futbollistët e vendit tonë që luajnë në Krosaci. Këtë herë nuk do të ndalemi tek legjionarët e Panuçit, por tek futbollistët e rinjë të cilët po tregojnë se kanë një potencial të fuqishëm për të qënë protagonist në të ardhmen. Pikërisht bëhet fjalë për dy lojtarët e rinj që janë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit U-19, Indrit Tuçi dhe Arbër Mehmetllari.
Të dy shqiptarët janë shndërruar në protagonist kyç të ekipit kroat, teksa ditën e djeshme ka mundur që të shënojnë edhe nga një gol secili, duke i dhuruar Lokomotivës së Zagrebit U-19, fitoren e rradhës në kampionatin e të rinjve. Këta të fundit arritën të mposhtnin Istrën U-19 me rezultatin e patër 2 me 0. Mesa duket kryefjala e ekipit B të Lokomotoviës së Zagrebit janë dy futbollistët e talentuar shqiptar, Tuci dhe Mehmetllari, respektvisht njëri mesfushori i avancuar dhe tjetri sulmues i parë.
Dy lojtarët e talentuar kanë mundur t’i bashkohen kampionatit të të rinjve në Kroaci, pasi kanë spikatur me talentet e tyre për t’u transferuar tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Kjo e fundit mund të përdoret fare mirë si një trampolinë nga dy futbollistët shqiptar, që në një të ardhme të afërt të kenë mundësi për t’u afirmuar më shpejt në futbollin europian. Deri më tani, si Arbër Mehmetllari ashtu edhe Indrit Tuci po arrijnë të tregojnë mjaftë mirë vlerst e tyre në kampionatin e të rinjve në Kroaci. Ende mbetet për t’u parë vazhdimësia e tyre, por një gjë është e sigurt, si talenti ashtu edhe koha, janë në favor të tyre./Shqiperia.ch/