Një nga lojtarët shqiptar më të përfolur dhe që ka hapur më shumë polemika, është pikërisht Edon Zhegrova. Sulmuesi i përfaqëseuses dardanase, merkaton që lamë pas ishte në krye të spekullimeve, pasi emri i tij u përfol gjatë se do t’i bashkohej një ekipi të madh europian, ku një prej tyre mund të ishte dhe skuadra e Milanit. Por asnjë nga këto zëra nuk u bë konkret, pasi Zhegrova u transferua në formë huazimi tek skuadra zvicerane e Bazelit.
Me ekipin e Genk nuk mundi dot të gjente hapësirën e nevojshme për të shprehur potencialin e tij. Kjo për arsyen edhe të disa sjelljeve apo kapriçove të ekzagjeruara, që i kanë kushtuar rëndë. Gjatë kohës që ishte pjesë e skuadrës së Genk, këto veprime e kanë penalizuar Zhegrovën që të luaj, ku dhe trajneri i tij asokohe e ka lënë jashtë grumbullimit.
Tashmë Zhegrova është pjesë e Baselit të Zvicrës, por nuk duket se ka hequr dorë nga këto sjellje, ndërsa rrjetet sociale të tij vazhdojnë të pushtohen nga selfiet dhe fotot e modelingut. Deri tani për sulmuesin shqiptar nuk po vijnë hapësirat as te klubi i ri, pasi trajneri Koller e ka mbajtur në stol edhe gjatë dy takimeve të fundit. /Shqiperia.ch/