Milot Rashica është një rast krenarie për tifozët shqiptarë, pasi sulmuesi nuk po njeh më limite në Bundesligë. Ditën e djeshme ka arritur të shënojë dy gola, në takimin që Werderi fitoi ndaj Shalkes me rezultatin 4-2.
Tashmë Rashica ka shkuar në kuotën e 5 golave të realizuara për vitin kalendarit 2019, duke mbajtur kryesimin së bashku me Levandovskin. Sigurisht që në raportim e sipër të shifrave gjithçka duket si normale, por duke marrë parasysh faktin se flitet për një futbollist shqiptar që bën jehonë të tillë të jashtëzakonshme në Gjermani, kthehet në një krenari më vete.
Për më tepër duke përmendur këtu edhe faktin që Rashica është një lojtar model dhe shembull frymëzimi, për të gjithë të rriturit që nuk besojnë më në përralla. Nga futbolli vendas në Kosovë, për të mbërritur i barasvlershëm me Levandovskin në Gjermani. A nuk është kjo një përrallë? /Shqiperia.ch/