Milot Rashica nuk ka të ndalur në Bundesligë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe golin e dytë personal ndaj Shalkes dhe të treti për skuadrën e Werderit, ndërsa rezultati është në shifrat 3-1.
Goli i parë do të ishte ai i barazimit të shifrave për vendasit, që pas disa kombinemve të bukura, e kanë përfunduar aksionin në mënyrën më të mirë pas gjuajtjes brilante të Rashicës. Ky i fundit nuk u ndal me kaq, pasi arriti të vulos edhe historikun e takimit.
Në minutën e 73, Rashica i vetëm përballë portierit ka arritur ta shmang bukur, duke e dërguar topin në rrjetë pavarësisht përpjekjes së kundërshtarëve për ta devijuar. E thënë më thjeshtë, flasim për një lojtar të një tjetër niveli. /Shqiperia.ch/