You are here
Home > Futboll Bota > Panuçin e larguan shumë herë nga Shqipëria, njeriu “i përrallës së bukur” mbyll diskutimet

Panuçin e larguan shumë herë nga Shqipëria, njeriu “i përrallës së bukur” mbyll diskutimet

Sa shumë që është folur për largimin e Panuçit nga Shqipëria, me një kontakt të supozuar të Romës, kundrejt trajnerit italian. Sigurisht që nëse një lëvizje e tillë do të ndodhte në prag të ndeshjeve kualifikuese, do të ishte një goditje e madhe për Kombëtaren, me kohën që tashmë nuk premton.

Di Françesko është shkarkuar përfundimisht nga Roma, ashtu siç edhe pritej, pas eliminimit në “Europa League”. Por nuk është kjo arsyeja e vetme, pasi dështimet e këtij trajneri ishin të mëdha edhe në kampionat. Kupa u mbush, por zyrtarisht është emëruar edhe trajneri i ri i kryeqytetasve.

Nuk bëhet fjalë për Panuçin, por për trajnerin e “përrallës së bukur”, Ranierin. Ky i fundit do të mbahet mend në gjithë historinë e “Premier League” dhe futbollit europian, pasi shpalli kampion Leiçesterin, që llogaritej si një ekip për të luftuar me mbijetesën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top