Paratë mund të blejnë gjithë botën? Jo gjithmonë, pasi ka edhe raste të tjera, kur kjo letër është krejtësisht e pavlerë. Ndonjëherë me to nuk mund të blihet historia, suksesi apo edhe lumturia.
Klubi i PSG-së e di më së miri këtë gjë, pasi edhe pse ka shpenzuar shifra marramëndëse, as që po i afrohet ëndrrës “Champions League”. Ky sezon ishte vazhdimi i të shkuarëve, me francezët që duhet të largohen nga ky kompeticion, pas humbjes me rezultatin 1-3 ndaj Manchester United.
Në mënyrën më të keqe të mundshme është përjetuar ky eliminim nga të gjithë lojtarët e PSG-së, ashtu siç edhe pritej, ndërsa kulmi i zhgënjimit ka arritur me futbollistin Marquinhos:
“Ndeshja që ne zhvilluam ishte e pafalshme. Tashmë duhet ta analizojmë, të mendohemi dhe të bëhemi burra. Momenti i vështirë është padyshim. Duhet të japim gjithçka në fushën e lojës. Tashmë ka mbaruar, nuk mund të fillojmë me: “Ti duhet të bëje këtë, ti duhet të bëje atë”. Këto janë disa detaje, që kushtojnë gjithmonë në nivele të larta. Unë mendoj se është koha më e mirë, për të mos folur shumë, ose siç i themi edhe ne në Brazil: “Ka ardhur koha të hamë mu**n tonë tani”, është shprehur Marquinhos pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/