Dhuna në fushën e lojës gjatë takimit Kamza-Laçi, arriti kulmin në minutën e fundit të saj. Teksa arbitri Eldorian Hamiti akordoi një penallti në favor të miqëve, me pamjet që i dhanë të drejtë, kamzalinjtë i kaluan të gjitha caqet.
Jo vetëm tifozë, por edhe drejtues të Kamzës u futën në fushë për të goditur gjyqtarin. Madje do të ishte edhe presidenti i tyre, Naim Qarri, që pasi e mbrojti për pak Hamitin, nuk ngurroi ta godiste.
Një dënim shembullor erdhi nga FSHF, që përveç dënimeve që i dha personave në fjalë, që shkaktuan kaos e dhunë, përjashtoi nga Superiorja edhe ekipin e Kamzës. Por “Shqiperia.ch” njofton në mënyrë ekskluzive vendimin e bujshëm të arbitrave, që kanë bojkotuar përkohësisht kampionatin, pas ngjarjes së ndodhur dhe pasigurisë me jetët e tyre. Në orët në vazhdim, pritet edhe një deklaratë zyrtare për të konfirmuar këtë vendim. /Shqiperia.ch/