Në datën 21 mars, përfaqësuesja e Kosovës rikthehet në fushën e blertë, aty ku do të sfidojë ekipin e Danimarkës në një përballje miqësore dhe Bullgarinë për kualifikueset e Europianit. Trajneri zviceran i dardanasve, Shaland, do të ketë mundësi të shohë edhe më mirë gjendjen e lojtarëve të tij dhe të krijojë ide më të qarta për formacionin bazë të Kosovës.
Vitin që lamë pas, kemi mësuar se dardanët ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët e saj në shkallët e stadiumit, ku dhe interesimi ka qënë shumë i lartë. Pikërisht edhe për këtë miqësore pritet që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i tejmbushur, pavarësisht çmimet të biletave që këtë herë janë shtrenjtuar disi nga më parë. Federata e Fubollit Kosovë, ka bërë me dije se biletat do të vazhdojnë të shiten online dhe çmimet variojnë nga 5 deri në 80 Euro./Shqiperia.ch/
VIP – 80 euro
Perendim – 15 dhe 20 euro
Lindje – 10 dhe 15 euro
Veri dhe jug – 5 euro