Mesfushori kolumbian, Karlos Robles, do të vinte disa vite më parë për t’u provuar te Partizani. Pritshmëria ishte e lartë për një lojtarë që si menaxher të tijin, kishte legjendën e njohur të Interit, Ivan Kordoba.
Madje ky i fundit asokohe do të shprehej se do të bënte tifoz për kryeqytetasit, vetëm për shkakun se lojtari i tij po provohej tek të kuqtë. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Robles duhej të bënte gati valixhet, për të shkuar sërish në atdheun e tij.
Së fundmi, në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, futbollisti 26-vjeçar ka dhënë pak nga përshtypjet e tij të kaluara në Shqipëri: “Isha në Tiranë, një qytet i vogël, i gjallë dhe i rrethuar me male. Atje nuk kishte as stacione autobuzi, por njerëzit ishin shumë të gjallë, pavarësisht se në Europë e diskreditojnë me argumentin se nuk ka asgjë për t’u bërë në atë vend”, u shpreh Robles. /Shqiperia.ch/