You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i ri i Turqisë gati që me Shqipërinë, Beshiktashi nuk e pranon vendimin

Trajneri i ri i Turqisë gati që me Shqipërinë, Beshiktashi nuk e pranon vendimin

Trajneri i ri i Turqisë pas shkarkimit të Luçeskut, është njeriu që aktualisht po drejton Beshiktashin, Senol Gunesh. Këtij të fundit iu besua drejtimi i Kombëtares nga Federata Turke e Futbollit, duke nisur që nga ndeshjet e marsit.

Megjithatë pritej që Gunesh të mos ishte në pankinë në takimin ndaj Shqipërisë, pasi aktualisht është në drejtimin e ekipit të njohur turk. Në Turqi janë disi rregulla të çuditshme, sepse ia lejojnë trajnerit të qëndrojë edhe ndaj Shqipërisë si ndeshja e parë në stol, por më pas edhe të shkojë te Beshiktashi.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke në orët e fundit, Gunesh do të gjendet i sigurtë në stol në takimin e kuqezinjve, por skuadra turke nuk e kërkon më rikthimin e tij. Beshiktashi është duke kërkuar menjëherë një tjetër trajner, për të përfunduar sezonin e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top