Vullnet Basha është një futbollist që nuk shquhet shumë për realizimet e tij, por në një ndeshje të vetme, mesfushori shqiptar ka bërë gjithçka.
Flitet për vëllain e Migjen Bashës, që ka realizuar dy super gola me ekipin e Wilsa Craiova, në atë humbje me rezultatin 2-3 ndaj Pogonit. Gjuajtje nga jashtë zonës së portierit, që e përshëndesin rrjetin në mënyrën më të mirë, por edhe po aq të çuditshme.
Kjo pasi gola të tillë e thyejnë rregullin e së zakonshmes dhe janë të një kalibri botëror. Më e çuditshmja vazhdon edhe më tej, pasi gjithçka është bërë për 120 sekonda. /Shqiperia.ch/