Dita e djeshme do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Napolit. Kjo për arsyen se napoletanët u mposhtën në shtëpi përballë Juventusit me rezultatin 1-2 dhe mbyllën hesapet me këtë kampionat. Kjo disfatë e tyre bëri që zonja e vjetër të ketë shkëputje me 16 pikë nga ndjekësi i saj, duke e ezauruar në një farë mënyre edhe titullin kampion në Seria A.
Ajo çka u pa në sfidën e djeshme, ishte se ekipi i Ançelotit arriti të zhvillonte një lojë tepër të mirë ku rastet që u krijuan ishin të shumta. Ekipi i Juventusit arriti të përfitonte nga një gabim i mbrojtësi francez, Malkuit, duke arritur të zhbllokonte rezultatin e ndeshjes. Një tjetër rrjedhojë e ndeshjes ishte edhe penalltia e humbur nga kapiteni i Napolit, Insinje, ku në rast se do të kishte shënuar, atëherë me shumë mundësi do të ndryshonte edhe rrjedha e sfidës. Të dy “protagonistët” napoletan, e shprehën në disa mënyra zhgënjimin e e tyre, ku Malkuit mundi të kërkojë falje të gjithëve shokëve të skuadrës, ndërsa Insinje, shpërtheu në lot pas përfundimit të ndeshjes, për atë 11- metërsh të humbur.
Tashmë objektivi i vetëm i mbetur i Napolit të Hysajt, duket se është Europa Ligue, ku edhe sipas deklaratave të protagonistëve të ekipit italian, do të synojnë fitimin e këtij trofeu. Sipas mediave italiane, të gjithë lojtarët napoletan, janë bashkuar fjalëve të qendërmbrojtësit Maksimoviç, duke bërë pakt mes tyre se do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë tofeun e Europa Ligue./Shqiperia.ch/