Disa kohë më parë, media të ndryshme sportive shqiptare abuzuan me një lajm të pavërtetë, duke u shprehur se Bastien Toma e kishte marrë vendimin e tij, duke zgjedhur Kosovën. Menjëherë “Shqiperia.ch” e ka bërë publike për lexuesit, me burime pranë lojtarit, se nuk kishim të bënim me asnjë zgjidhje përfundimtare të mesfushorit të Sionit.
Pak kohë më vonë një gjë e tillë do të konfirmohej edhe nga vetë trajneri i Kosovës, Shaland. Ky i fundit ka folur sërish në lidhje me këtë temë, duke u munduar ta fshehë disi atë që po ndodh me Tomën. Por nënkuptimi është i qartë, zvicerani është duke pritur dhe varur nga një tjetër zgjedhje e lojtarit, pra Zvicrën që ndodhet aktualisht.
“Isha në takimin e Sionit dhe Bazelit. Aty kishte kosovarë që donin të bënin selfie me mua dhe nisën të flisnin për Kosovën. Ata mendojnë me vete: “Përse ka ardhur trajneri këtu”? Sepse këtu luan Bastien Toma. Unë kam folur me këtë lojtar, një, dy, tre, katër herë dhe situata është e qartë, por nuk flas për këtë. Nëse ekziston mundësia, në rregull, do ta shikojmë me Federatën, duhet të rregullojmë dokumentacionin gjithashtu, për shkak se ka luajtur me përfaqësuese tjetër”, u shpreh për “Insporti” trajneri Shaland. /Shqiperia.ch/