Pas atij skandali të ndodhur në takimin ndaj PAOK në Kupën e Greqisë, ku Panionosi u eliminua në minutën e fundit të shtesës prej 120 minutash, historia vazhdon në Greqi. Pak ditë më parë skuadra e Panionosit dhe Durmishaj refuzoi të niste topin nga mesfusha, për shkak të asaj padrejtësie të supozuar që u ishte bërë, duke i dhënë penallti kundërshtarit.
Së fundmi ka ardhur një tjetër humbje në kampionat, duke u mundur me rezultatin 3-0 nga Atromis. Edhe në këtë takim Durmishaj do e gjente rrugën e rrjetës, megjithëse në listë dhe statistikë një gjë e tillë nuk ndodhet. Anësori do e anulonte golin e sulmuesit shqiptar me pa të drejtë, pas asaj shkëputje që futbollisti shqiptar i bëri mbrojtjes kundërshtare.
Pamjet filmike treguan më pas se Durmishaj ishte në pozicion të rregullt dhe iu mohua një realizim, që do të sillte barazimin e parakoshëm, ndërsa Atromis gjendej në avantazhin 1-0. /Shqiperia.ch/