You are here
Home > Futboll Bota > Po shkëlqen në prag të Kombëtares, Tomas Guidara shpallet më i miri i Belgranos

Po shkëlqen në prag të Kombëtares, Tomas Guidara shpallet më i miri i Belgranos

Ndërsa takimet e marsit të Shqipërisë afrojnë gjithmonë e më tepër, Tomas Guidara mbetet një prej lojtarëve që vazhdon gjithmonë të shkëlqejë në fushën e blertë.

Këtë herë Belgrano ka dalë në barazim pa gola ndaj Rosarios në transfertë, ndërsa lufton për mbijetesën në elitën e futbollit të Argjentinës. Ajo që veçohet në këtë takim, është se sërish mbrojtësi Guidara ishte më i miri i takimit. Ndërkohë që mbetemi ende në pritje të njoftimeve të reja mbi futbollistin 22-vjeçar, që ka nisur pajisjen me pasaportën shqiptare prej disa kohësh.

Pozicioni i tij është ai i mbrojtësit të djathtë, ndërsa me ardhjen e tij te Shqipëria, mund të ndryshojë edhe skemën e Panuçit, për të dërguar Hysajn në krahun e majtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top