Thomas Strakosha vazhdon të mbaj një ritëm të lartë në Itali, teksa ka shkëlqyer sërish me Lacion. Këtë herë në derbin e luajtur ndaj Romës, portieri shqiptar bëri disa pritje vendimtare, për të lënë portën e paprekur.
Por mbi të gjitha ajo që vlerësohet këtë herë nga gardiani lacial, mbetet shpirti i tij i sakrificës. Për 10 minuta ka luajtur në lot Strakosha, teksa pavarësisht dhimbjeve të ndjera, e ka dërguar ndeshjen deri në fund. Ky lëndim ka ardhur pas një problemi në shpatull te portieri i Shqipërisë, që mbetet për t’u parë dhe ekzaminuar në takimet e rradhës.
Megjithatë do të ishte mjeku i stafit të Lacios, Rodia, që do të qetësonte disi edhe Kombëtaren tonë në prag të ndeshjeve të marsit: “Nuk bëhet fjalë për ndonjë zhvendosje, megjithëse Strakosha ka pasur dhimbje në shpatull. Do e shohim me vëmendje dhe kujdes gjatë javës”. /Shqiperia.ch/