You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Kosovës shfaqet në stadium pas kritikave, për të marrë çmimin si De Biazi

Trajneri i Kosovës shfaqet në stadium pas kritikave, për të marrë çmimin si De Biazi

Shumë kritika ka në drejtim të trajnerit të Kosovës, Shaland,sa i përket vëmendjes që i kushton kampionatit vendas. Thuajse të gjithë lojtarët që grumbullohen nga Kosova, janë pjesë e Europës.

Por për të heshtur disi kritikat, deri në një farë mënyre, Shaland ka qënë i pranishëm në takimin mes Llapit dhe Prishtinës. Megjithatë edhe këtu ka vend për interpretim, pasi zvicerani është nderuar edhe me një çmim. Mund të jetë kjo një ndër arsyet që Shaland ndodhej për të parë ndeshjen, pasi u shpall qytetari nderi i Podujevës. Një skenë të ngjashme e kemi pasur shumë herë edhe në Shqipëri, kur De Biazi bëri historinë me kombëtaren shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top