I gjithë ambienti sportiv në Shqipëri ngeli disi i befasuar, kur u hodh ideja e marrjes së Tomas Guidarës në ekipin kombëtar. Rrënjët e mbrojtësit të djathtë të Guidarës janë pikërisht nga treva jonë, por më parë ishte një emër i padëgjuar për ne.
Një sezon fantastik është duke bërë ky lojtar me Belgranon, megjithëse nuk mjafton i vetëm për të shpëtuar këtë skuadër. Tashmë ajo ndodhet në vendin e fundit të renditjes dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit në Argjentinë. Megjithatë mbrojtësi shqiptar, është duke shkëlqyer në çdo ndeshje.
Së fundmi janë mediat pranë klubit të Belgranos, ato që hedhin dyshimet se ka nisur interesimi i klubit të Valencias kundrejt këtij futbollisti. Ende asgjë e konfirmuar zyrtarisht, por me përfundimin e sezonit pritet edhe ndryshimi i skuadrës për Guidarën.
Sidomos me një rënie të mundshme të Belgranos nga elita e futbollit, largimi është një zgjedhje e pakthyeshme. Pavarësisht kësaj, edhe vetë tifozët e skuadrës argjentinase e dinë më së miri se e ardhmja e yllit të tyre, është Europa. Panuçi dha njoftimin se mbrojtësi Guidara ka nisur me procedurën e pasaportës shqiptare dhe një aktivizim me Shqipërinë, do ia bënin edhe më të lehtë punën, që klubet e njohura europiane të kthenin sytë në drejtim të tij. /Shqiperia.ch/