You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E kishte shansin të takonte Taren, legjenda e Milanit zbret në stërvitjen e Lacios

E kishte shansin të takonte Taren, legjenda e Milanit zbret në stërvitjen e Lacios

Lacio është duke u stërvitur për derbin e kësaj jave, që do të luajë në kampionat ndaj Romës. Një ndihmë dhe vizitë e veçantë për trajnerin Simeone Inzagi, pasi i është bashkuar edhe legjenda e Milanit, që është njëkohësisht edhe vëllai i tij, Pipo Inzagi.

Arritjet e shqiptarëve në Europë ndërkohë, kanë bërë që në mediat italiane të ketë vend edhe për një fjali të tillë: “Pipo Inzagi e kishte shansin të shkëmbente dy fjalë edhe me Igli Taren”. Flasim për legjendën e Milanit, të njohur gjërësisht nga tifozët e futbollit. Ndërkohë që Tare ka postin e drejtuesit sportiv te Lacio dhe njëkohësisht është ambasdori më i mirë i Shqipërisë në Itali e më gjerë.

Ndërkohë një problem më vete për lojtarët duhet të ketë qënë edhe ngjashmëria e madhe mes dy vëllezërve Inzagi, pasi dallimet e tyre janë të pakëta. Gjithsesi në këtë moment edhe Simeone e ka të nevojshme një mbështetje të tillë, pasi një “mallkim” dëmtimesh e ka kapur prej kohësh Lacion. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top