Turqia e ka ndërruar trajnerin në prag të takimit me Shqipërinë për kualifikueset e Europianit. Kështu, “Shqiperia.ch” ishte e para media që njoftoi zyrtarizimin e shkëputjes së marrëdhenies me Luçeskun.
Tashmë kjo Kombëtare do të drejtohet nga Gynesh, që aktualisht është trajneri i Beshiktashit. Federata Turke e Futbollit ka bërë më të qartë faktin se Gynesh do të ulet në stolin e Kombëtares në qershor.
Ndërsa në takimin ndaj Shqipërisë, pritet që në stol të ulet ndihmësi i Luçeskut përkohësisht, sa të mbyllet edhe kampionati turk për Beshiktashin. /Shqiperia.ch/