
Shkodran Veseli është një nga kikbosierët e njohur shqiptar, që gjithmonë ka mbrojtur me krenari ngjyrat kuqezi në arenën e dyluftimit. Sigurisht, gjithmonë flasim për “luftëtarët” që zgjedhin kundërshtarët e vërtetë për t’u ndeshur, pa marrë parasysh koston e përballjes.
Takimi i rradhës për kikboksierin tonë ishte rezervuar në datën 13 prill, në Stamboll, për t’u ndeshur me turkun Adem Bozkurt. Por ky i fundit ka vendosur që të anullojë ndeshjen, që luhej në shtëpinë e tij. Gjithsesi Veseli e ka mësuar kundërshtarin, pasi në të njëjtën datë dhe në të njëjtin kryeqytet, do të luajë ndaj Parviz Abdullayev që vjen nga Azerbajxhani dhe nga organizata botërore “Glory”.
Këtu vëmendja është e madhe për sportistin shqiptar, që është shpallur edhe katër herë si kampion bote. Tashmë ai ndeshet sërish me një kundërshtar të nivelit të lartë, me dëshirën e vetme për të rrëzuar Abdullayev përtokë dhe për të ngjitur sërish flamurin shqiptar në majën më të lartë. /Shqiperia.ch/