You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkoi te “magjistarja” serbe dhe prifti italian, Berisha lë pas dëmtimin: Kthehem shpejtë!

Shkoi te “magjistarja” serbe dhe prifti italian, Berisha lë pas dëmtimin: Kthehem shpejtë!

Një “mallkim” mund të quhet ai për Valon Berishën, teksa mesfushori shqiptar ende nuk e ka gjetur veten te Lacio. Kjo jo për shkak të mungesës së hapësirës apo aftësive të tij, por dëmtimeve që e kanë lënë gjatë jashtë fushës së blertë.

Me pak ndeshje në Serinë A, tifozët lacialë janë bindur për nivelin e jashtëzakonshëm që ka treguar Berisha. Gjithsesi, për t’u evituar në të ardhmen mbetet “mallkimi” i dëmtimeve. Fillimisht Berisha shkoi në Serbi te “magjistarja” Marijana Kovacevic, që njihet në gjithë botën për një kurë të veçantë që përdor në shërimin e lojtarëve.

Për të vazhduar më pas, do të ishte presidenti Lotito që do të thërriste priftin në stërvitje, për të spërkatur me ujë të shenjtë “Formellon”, që në të ardhmen të mos ketë më kaq dëmtime te lojtarët e Inzagit. Së fundmi, Berisha në rrjetin social “Instagram” ka postuar një pije energjike, ndërsa ka njoftuar edhe lënien pas të dëmtimit: “Kthehem shpejtë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top