Padyshim që Fiorin Durmishaj do të jetë prurja më e mirë e Panuçit, sa i përket shtimeve të reja që priten në listën e kualifikuese të Europianit që nisin në mars.
Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur në Greqi, teksa këtë herë i ka shënuar sërish kryesuesve të PAOK. Flitet për një përballje Kupe, ndërsa luhet akti i dytë i saj. Në takimin e parë Panionosi ka fituar me rezultatin 2-1, ndërsa edhe aty do të shënonte Fiorin Durmishaj golin e parë.
Aktualisht është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë, me rezultatin 1-1. PAOK që ka vendosur diktatin në Greqi, ka kaluar e para në avantazh, derisa Durmishaj riktheu ekuilibrat. /Shqiperia.ch/