Ekipi i Frankfurtit ka nxjerrë një sondazh së fundmi, atje ku votohet për golin më të bukur të vitit të realizuar nga grupmoshat e reja. Pra, nga një gol të jashtëzakonshëm për secilin muaj të 2018, që është finalizuar në mënyrën më të mirë nga ajo që konsiderohet si e ardhmja.
Në muajin janar, është përzgjedhur shënimi i Leart Hotit. Djaloshi shqiptar, që është pjesë e U-11 të Frankfurtit, menjëherë pas golit të bukur që ka realizuar, ka ngritur duart për të formuar shqiponjën. Votimi do të vazhdoj deri në datën 8 mars. Për momentin, është pikërisht shqiptari nga Podujeva që kryeson me 30% të votave në total. /Shqiperia.ch/