Manchester City do të përballet në ditën e nesërme ndaj Chelseat, për të diskutuar fituesin e “Carabao Cup”. Nga minuta e parë pritet të jetë edhe portieri shqiptar, Arijanet Muriq, që do të mbrojë portën e “qytetarëve”.
Kjo është publikuar nga mediat angleze, ndërsa pritet të jetë edhe zgjedhja përfundimtare e Guardiolës. Nuk bëhet fjalë për ndonjë “dhuratë” fundja, pasi nëse Manchester City ndodhet në këtë pozitë, atëherë një dorë e madhe vjen nga Muriq.
Ai ka qënë gjithmonë titullarë në takimet e kësaj Kupe, ku spikat kualifikimi ndaj Leiçesterit me penallti, atje ku Muriq do të priste edhe dy penallti. Në konferencën për shtyp, gazetarët e kanë pyetur Guardiolën sa i përket portës, ku megjithëse nuk e dha konfirmimin zyrtar, la të nënkuptohet zgjedhja e Muriqit.
“Duhet ta shohim dhe unë do të mendoj për këtë, nëse do të jetë sërish Muriq si zgjedhje. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ato penallti me Leiçesterin, ai ishte i jashtëzakonshëm. Besojmë shumë te ai, kjo është arsyeja që sot është portier i dytë. Nuk kemi parë aspak në merkaton dimërore mundësinë që të blinim një portier tjetër”, u shpreh Guardiola. /Shqiperia.ch/