Eliminatoret e kampionatit europian po afrojnë dhe tashmë jemi në një periudhë ku trajnerët fillojnë dhe seleksionojnë lojtarët që do të grumbullojnë për këto takime. Por jo vetëm kaq, duke ndjekur edhe formën e tyre fizike ndoshta mund të zgjidhin disa dilema përsa i përket edhe formacioneve.
Një nga dilemat më të mëdha për trajnerin e Kombëtares tonë, është pikërisht porta. Në ndeshjet e fundit të Shqipërisë, trajneri italian Panuçi, ia ka besuar vendin Thomas Strakoshës. Por në disa raste është aktivizuar edhe Etrit Berisha, si për të shtuar dilemat e zgjedhjes.
Portieri i Lacios në kohët e fundit ka qënë disi i luhatur me nivelin e treguar, gjë kjo që ende nuk i ka kushtëzuar vendin e titullarit tek të kaltërit. Duket se kjo dilemë do të vazhdojë për numrin “1” të pankinës kuqezi, pasi të dy portierët, kanë një rëndësi të veçantë si tek Atalanta ashtu edhe tek Lacio, pa veçuar dhe Alban Hoxhën e Partizanit.
Përsa i përket Berishës, tashmë duket se e ka mposhtur konkurencën brenda skuadrës bergamase me Giolinin dhe është konfirmuar si numri një i formacionit të Gasperinit. Edhe pse në shumicën e sfidave që ka drejtuar Kombëtaren, Panuçi ka aktivizuar Strakoshën, kjo nuk do të thotë që në këto eleminatore Thomasi do të ketë një vend të sigurt. Deri atëherë duket se kjo do të jetë dilema më e madhe e italianit edhe pse në mendjen e tij ndoshta e ka të fiksuar se kujt do t’ia besojë “çelsat e portës”./Shqiperia.ch/