You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sulmuesi i Hondurasit për Kosovën: I prisja arrogantë dhe në luftë, nuk ka pula të pjekura

Sulmuesi i Hondurasit për Kosovën: I prisja arrogantë dhe në luftë, nuk ka pula të pjekura

Roby Norales ishte një nga përforcimet e Lirisë së Prizrenit gjatë merkatos së shkuar. Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur edhe një takim me Kombëtaren e Hondurasit, por pa mundur të vazhdojë më tej me atë fanellë.

Karriera e tij është e pasur dhe në kontinente të ndryshme, ndërsa rrugëtimin e vazhdoi në Kosovë. Sipas një interviste të publikuar së fundmi nga ana e këtij lojtari, Norales ka rrëfyer gjithë përshtypjet e tij të para.

Ashtu siç edhe vetë futbollisti i Hondurasit do të shprehej, komentet e marra nga shokët e tij dhe pritshmëria për Kosovën nuk ishte edhe aq e mirë, gjë e cila ndryshoi menjëherë pas zbritjes në trevën shqiptare.

“I ftohti që kur kam arritur ka qënë shumë i shëmtuar, tre gradë nën zero. Por jam duke u përshtatur, për t’u futur në fushën e lojës e për të vazhduar në në mënyrën e duhur. Kur mbërrita në Kosovë, mendoja se njerëzit do të ishin arrogantë dhe nuk do e mbështesnin futbollin. Por në momentin që unë lë apartamentin, kur shkoj për të ngrënë diçka apo në stadium, takoj njerëz që më pyesin për të bërë foto. Ata janë vërtet tifozë të futbollit dhe që e duan këtë sport.

Kur kam pyetur për Kosovën fillimisht nëpër miqtë e mi, shpreheshin se ishte një vend ende në luftë, pasi kishte shumë masakra me Serbinë. Por vendi është në gjendje të mirë tani dhe qyteti(Prizreni) është i bukur. Ushqimi nuk ka yndyrë dhe nuk ka pula të pjekura siç i kemi ne të zakonshme në Honduras. Këtu ka më shumë perime, duke na ndihmuar që të jemi edhe më profesional”, u shpreh Norales. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top